10 vjet KBM Elbasan
Kisha e Bashkuar Metodiste mbush plot 10 vjet që nga koha kur është zhvilluar shërbesa e parë.
Anëtarët e KBM Elbasan, të cilët e kanë kthyer në traditë festimin e përvjetorit të hapjes së kishës, kishin një të dielë të veçantë në 27 Tetor.
Shërbesa e parë në Elbasan u zhvillua në 26 Tetor 2014.
Pastori Florian Çela dhe bashkëshortja e tij, Donika u kujdesën të ftonin edhe një herë personat që kanë qenë në startimin e kishës, por nuk e frekuentojnë më atë për arsye të ndryshme.
Pas shërbesës, ata festuan në një restorant, ku tradita shqiptare ishte dominuese.
Peshkopi i kishës sonë Dr. Stefan Zürcher i uroi bekimet dhe paqen e Perëndisë anëtarëve të KBM Elbasan.
Po ashtu edhe drejtuesit e kishës sonë, superintendenti Wilfried dhe Jean Nausner, ata falenderuan pastorin Florian Çela dhe bashkëshorten e tij Donika, për sakrificën e përjavshme për drejtuar shërbesën duke udhëtuar që nga Pogradeci.
I jemi falenderues Perëndisë që na ka zgjedhur të jemi pjesë e misionit të tij në këtë qytet.