Zemra të hapura, Mëndje të hapura, Dyer të hapura

Festojmë dashurinë e Perëndisë!

Metodistët janë njerëz që kanë zgjedhur të përjetojnë dashurinë e pakushtëzuar të Perëndisë, nëpërmjet të cilës pretendojnë t’ia shpërndajnë të gjithëve një si një dëshmi. Ne mësojmë nga udhëheqësi ynë shpirtëror që të gjitha ato që mësojmë, dëgjojmë dhe lexojmë t’i provojmë me vepra. Ejani dhe ecni në këtë rrugë me ne! 

 

 

Kishat tona

Komunitete

KBM Tiranë

Kisha Metodiste e Tiranës është aktive që prej vitit 2008. Misioni i saj është përcjellja e fjalës së Jezus Krishtit te besimtarët. Bashkësia e Tiranës përbëhet nga rreth 40 persona dhe gjatë javës kryen 4 shërbesa.

Atë të së dielës, shërbesën e fëmijëve, studimin e bliblës dhe takimin e të rinjve.

Gjithashtu kisha ofron kurse falas për muzikë dhe gjuhë të huaj për fëmijët me qëllim rritjen e tyre profesionale dhe shërbimin ndaj komunitetit të kishës.

Po ashtu, në këtë kishë ofrohen terapi për fëmijët me Aftësi Ndryshe nga një staf i kualifikuar.

KBM Pogradec

Kisha Metodiste e Pogradecit daton që prej vitit 2008 në qytet dhe me rrënjë më të thella në fshatrat e saj. Ka në thelb predikimin e fjalës së Perëndisë dhe shërbimin ndaj komunitetit.

Kjo kishë ka një godinë moderne me të gjitha kushtet e nevojshme.

Në këtë kishë ofrohen rreth 5 shërbesa gjatë javës.

Shërbesa e së dielës, shërbesa e fëmijëve, takimi i grave, takimi i burrave dhe koha e lutjes, ose studimi i biblës.

KBM Elbasan

Kisha Metodiste e Elbasanit u themelua në gusht 2014 dhe ka hyrë në vitin e dhjetë të saj. Është një kishë tepër e frekuentuar, ku shumë besimtarë kanë zgjedhur të dëgjojnë fjalën e Zotit në këtë komunitet.

Kisha e Elbasanit ofron 4 shërbesa në javë.

Shërbesën e së dielës, shërbesën e fëmijëve, studimin e biblës dhe takimin e grave.

KBM Durrës

Kisha Metodiste i ka fillesat e saj në verën e vitit 2017 dhe është shtuar gradualisht. Aktualisht ajo përbëhet nga familje solide që banojnë shtëpinë e Krishtit.

Kjo kishë kryen 3 shërbesa në javë.

Shërbesën e së dielës, shërbesën e fëmijëve dhe studimin e biblës.

KBM Buzaishtë

Kisha Metodiste e Buzahishtës është fara më e re e mbjellë nga drejtuesit e kishës sonë. Të korrat e këtij komuniteti janë premtuese.

Kjo kishë përbëhet nga një numër i lartë të rinjsh të cilët kanë zgjedhur të mësojnë rreth fjalës së Zotit edhe pse në një fshat të largët të Pogradecit.

Evente

24 Dhjetor

18:00

Festojmë Krishtlindjen së bashku

KBM Tirana do të festojë lindjen e Krishtit në kishën tonë në Tiranë në rrugën Mehmet Brocaj ora 18:00.

Të martën do të zhvillohet shërbesa e Krishtlindjes dhe më pas anëtarët, por edhe mysafirët e kishës tonë do të festojnë këtë ditë të shënuar, duke ngrënë së bashku.