Solidarizimi për tërmetin e 26 Nëntorit

Duke parë dëmet dhe pasojat që la tërmeti i 26 Nëntorit Kisha Metodiste Shqipëtare ka qenë aktive dhe ka punuar për të ju ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara në zonat e prekura nga pasojat e tërmetit.

Vlersimi i situatës nga Kisha Metodiste

Më datë 30 Nëntor Musta Isufi dhe Gjergj Lushka kanë parë nga afër dëmet që ka shkaktur tërmeti në disa familje në zonën e kënetës, në Durrës aty ku kemi dy familje që janë pjesë e kishës Metodiste. Fatëmirësisht nuk kanë pasur lëndime në njerëz apodëme nga ana materiale.

Një pjesë e familjeve u larguan për disa ditë për shkak të shokut që përjetuan dhe pasigruris sepse lëkundje kanë vazhduar me javë të tëra.

Familjete dëmtuara janë shpërngulur dhe akomoduar në hotele ndërsa disa familje janë paisur me çadra dhe janë duke jetuar pranë shtëpive të tyre, deri në mometin që qeveria do të fillojë ndërtimin e banesave. Deri në këto momente nuk ka ende një konfirmim të nisjes së punimeve por qeveria është ende në punë e sipër për të vlersuar banesat.

Duke parë nevojën për ndihmë ne si kishë kemi marr përgjegjsin për të kontriburar duke ju ardhur në ndihmë disa familjeve që janë në kushte të vështira për të jetuar.Pas gjetjes së kontakteve dhe vlersimit në terren, Mustafa Isufi, Gjergji Lushka, së bashku me Ferdi Çelën dhe ManjolaLushkën.

Kemi shkuar për të parë konkretisht familjet që kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Më datë 21.12.2019 kemi kontaktuar me kryeplakun e fshatit Romanat në komunën Rrashbull të qytetit të Durrësit, pas bisedës me kryeplakun Z. Seit dhe me sygjerimin e tij ne kemi vizituar tre familje të dëmtuar nga tërmeti ku shtëpit e tyre janë shembur dhe ata jetojnë ne çadra të siguruara nga qeveria dhe njësia administrative.

Vizita e dytë 27. 12. 2019

Pas vizitës së parë,më datë 27.12.2019 Gjergj Lushka dhe Nderim Rroshi së bashku me Kryeplakun Z. Seit kemi shkuar sërisht pranë familjeve të prekura duke  ndihmuar me

2 krevat, 2 batanie, 7 pako me dhurat të përgatitura për fëmijët me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Me ndihmën dhe sygjerimin e Z. Seit ne kemi identifikuar edhe tre familje të tjera të cilat janë dëmtuar nga tërmeti dhe shtëpitë e tyre janë të pa banueshme, folëm me këto familje dhe pamë nga afër nevojat dhe ndimën që mundet tju ofrojmë në këtë fazë.

Në fillim të muaj Janar ne do të vazhdojmë të ndihmojmë familjet e prekura nga dëmet e tërmetit dhe do ju vijmë në ndihmë për të biseduar me ata mbi problematikat dhe vështirësit në të cilën ata ndodhen.