Ndërhyrja e hershme

Kisha e Bashkuar Metodiste është e orjentuar në punën e saj, jo vetëm brenda mureve të kishës por e ka hedhur vështrimin njëkohësisht edhe në komunitet, duke jetuar mes problemeve, vështirësive, sfidave të tyre për të qenë zëri i njerzve në shoqëri.

Ne shërbesën tone sociale jemi duke ju ardhur në ndihmë familjeve që kanë në gjirin e tyre fëmijë me Aftësi të Veçanta duke ofruar mbështetje sociale, zhvillim të kapaciteteve psiko- fizike, integrimin dhe inkurajimin e familjeve të tyre.

Projekti “Ndërhyrja e Hershme “ për grup-moshën (0-6) vjeç në Bashkinë Tiranë në njësin 2 dhe 8.

Puna jonë konsiston në ndërhyrjen  e grupit multidisiplinar si: Psikiatre, punonjës social, psikolog që bëjnë vlerësimin dhe ngritjen e programeve edukative për zhvillimin e kapciteteve mendore. Ne përpiqemi të ngrejmë ura bashkëpunimi midis partnerve si: prindërve- OJf-ve dhe institucioneve shtetërore pët tju ardhur në ndihmë kësaj kategorie.

Gjithashtu në punën tonë prindërit janë një faktor kryesor në progresin, zhvillimin dhe ecurinë e fëmijëve me aftësi të veçanta, duke ofruar këshillim, trajnime dhe mbështetje psiko- emocionale.

Shërbimi ynë ofrohet në kushtet e shtëpisë ku punonjësit tanë vizitojnë familjen, punojnë me fëmijën dhe me prindërit njëkohësisht, një model i marrë në Austri me suportin e donatorëve nga Zvicra dhe Austria.

Ne jemi falenderues donatorëve tanë dhe lutemi që ky projekt të jetë ndihmë dhe suport për familjet që përfitojnë nga ky shërbim për fëmijë me afëtsi të veçanta.

Ne po punojmë në  përmirësimin e jetës së tyre për të qënë të vlerësuar në shoqëri dhe komunitetin ku ata jetojnë.

Ecuria e projektit Nderhyrja e Hershme

Situata e vështirë që po kalon bota me pandeminë e covid-19 ka sjellë pasja të mëdha si nga ana ekonomike por më tepër probleme psiko- sociale në mbarë shoqërinë. Kjo situatë e shkaktuar nga pandemia ka qenë një sfidë për Fondacionin Diakonia Metodiste në vazhdimin e zbatimit të projektit Ndërhyrja e Hershme në bashkinë Tiranë. Për fëmijët me Afësi Ndryshe dhe prindërit e tyre ka rezultuar një sfidë  e madhe.

Koha e izolimit ka shërbyer për të krijuar ura bashkëpunimi me prindërit për ti ndihmuar në zbatimin e programas individual  terapeutike me fëmijët e tyre. Për çdo prind grupi multidisiplinar ka ndërtuar programet në kushtet e shtëpisë që prindërit të vazhdojnë punën e nisur nga terapistët, duke ju dhënë instruktazhe dhe informacione trajnuese si të punojnë me fëmijët.

Numri i fëmijëve në këtë perjudhë ka qenë 16 fëmijë, 9 djem dhe 7 vajza. 

Grupi multidisiplinar gjatë kësa kohe që bashkëpunuar në ofrimin e shërbimit cilësor edhe pse rregullat dhe kushtet që duhet të respektohen janë sfiduese si; mbajtia e maskës, distancimi fizike dhe dezefektimi i lodrave dhe ambjentit çdo ditë.

Protokollit është mbajur dhe respketuar me përpikmëri nga ana e specialistëve në matjen e temperaturës për çdo fëmijë, prindërve dhe  vetë specialistëve.

Falenderim 

Puna e mirë me fëmijët dhe rezultateve  të arritura deri tani i bën prindërit të jenë  shumë falenderues për donatortë dhe supporti financiar që ata japin në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe.