Kisha e Bashkuar Metodiste Librazhd

Dashi Kurti

Dashi Kurti
Pastor Lokal

Librazhd, Albania

Fillimet e Kishës së Bashkuar Metodiste i takojnë muajve Maj Qershor të vitit 2019 ,ku pasi morëm disa takime me shumë njerëz këtu në Librazhd dhe duke diskutuar ,por edhe duke parë gatishmërinë e tyre për të njohur më mirë Jezus Krishtin dhe për të qenë më afër Tij.Ne vendosëm që të fillojmë veprimtarinë e Kishës së bashkuar Metodiste në Librazhd. Shërbesa e pare që ne zhvilluam sëbashku ishte në dt. 16 Qershor. Aty ne ndamë Fjalën e Perëndisë si dhe vendosëm që të vazhdojmë me kënaqësi rrugën e nisur .

Shërbesa të rregullta në qytetin e Librazhdit zhvillohen cdo ditë të shtunë në orën 12 :00.

Në kishën Metodiste të Librazhdit  për vitin 2019 janë realizuar takime të fëmijeve të cilët janë treguar shumë të gatshëm për të realizuar një takim të tillë gjate periudhës që zhvillohet shërbesa në kishë.

Kursi i anglishtes ka qenë një tjetër aktivitet që është kryer nga Kisha Metodiste për  vitin 2019.

Kursi ka filluar rregullisht në muajin Nëntor.