Kisha e Bashkuar Metodiste Elbasan

Florian Çela
Pastor Lokal

Rr ”Dhimitër Shuteriqi” 

Shërbesa e parë në Kishen Metodiste të Elbasanit është zhvilluar në dt.26 tetor 2014. Qysh prej asaj date shërbesat janë zhvilluar rregullisht cdo të Dielë. Godina ku është zhvilluar Shërbesa, ndodhet pranë kryqëzimit “Dinamo”, në Lagj. Nr.5, Rruga “Dhimitër Shuteriqi”, Apartamenti. 2, Elbasan dhe aktualisht vijon të jetë po aty. Bashkësia përbëhet kryesisht nga familjet, që dominohen nga moshat adulte dhe fëmijët, ndërsa të rinjtë janë relativisht të paktë në numër. Pastor i kishës, që prej fillimit dhe deri tani ka qënë Florian Cela. Fëmijët kanë një kohë të shërbesës së tyre cdo të Dielë dhe drejtohen nga Kristi Collaku. Studimi i Bibles, zhvillohet një herë në dy jave, cdo dite të Mërkurë. Kurset per mësimin e gjuhës angleze dhe të muzikës ofrohen cdo të Dielë.