Kisha e Bashkuar Metodiste Durrës

Gjergji Lushka
Pastor Lokal

  Rr ”Hysen Kërtusha”

Përshkrim mbi historikun e kishës në Durrës

Kisha Metodiste ka në misionin e saj të përbashkët të shkojë tek njerzit që pranojnë dhe lejojnë Krishtin të vijë për të ndryshuar jetën e tyre.

Kisha Metodiste në Shqipëri në rrugën e saj të kishëmbielljes pas kishës në Pogradec, Tiranë dhe Elbasan vazhdoi të zgjeroi shërbesën e saj edhe në qytetin bregdetar të Durrësit. Tre familje nga ky komunitet  shprehën gadishmërinë dhe dëshirën për të filluar shërbesat edhe në qytetin e tyre

Pas disa takimesh që pastori Gjergj Lushka ka bërë me familjet dhe bisedash së bashku me antarët e intresuar, ne filluam të mendojmë konkretisht në gjetjen e një ambjenti të përshtatshëm për tu mbledhur me njëri – tjetrin, biseduar dhe  zhvilluar shërbesën e parë.

Pasi idetë u konkretizuan, në datë  1 Korrik 2017 është zhivlluar shërbesa e parë e Kishës Metodiste Durrës. Në hapjen e saj zyrtare prezent ka qënë Superintendenti Wilfried Nausner dhe bashkëshortja e tij Jean Nausner,  Gjergj Lushka dhe Rigels Kasmollari të cilët me punën e tyre kanë kontribuar në hapjen e kishës në këtë qytet.

Që prej asaj dite ne zhillojmë shërbesat e rregullta çdo të diel, ku bashkësia e antarve mblidhen dhe ndajnë besimin, përvojat me njëri  tjetrin. Kisha nga një numur prej 12- 15 antarësh që çdo ditë punojnë për të çuar përpara ungjillin e Krishtit.

Pastoi Gjergj Lushka drejton shërbesat në kishën Metodiste Durrës i cili është edhe përgjegjës për mbarëvajtien e aktivitetit që kisha organizon. Të dielën e parë të çdo muaji ora 10:00 dhe tre javët e tjera në orën 17:00 mbahet shërbesa e të rriturve dhe fëmijëve

Pas vitit të parë kisha ka parë të nevojshme të shërbejë gjithnjë e më shumë komunitetit të saj duke ju ofruar kurse anglishte dhe muzike për antarët e interesuar.

Çdo të mërkurë pasdite ora 17:00 kisha zhvillon studimin e bibles me qëllim rritjen e njohurive mbi shkrimet dhe punojmë së bashku për të ndërtuar besim dhe marrdhënie të qendrueshme në jetën tonë si të krishter.

Ju ftojmë ti bashkoheni shërbesave dhe aktiviteteve tona pranë ambjenteve të Kishës Metodiste Durrës, prezenca juaj është gëzimi dhe bekim për ne.

 

Shërbesat:

E Mërkurë ora 17:00 studio bible

ora 17:00 kurs piano

E diel  ora 17:00 shërbesa

E diela e parë e çdo muaj shërbesa zhvillohet në orën 10:00