Kamping në Liqenin e Zi

Kamping në Liqenin e Zi

Kamp në Natyrë

Kisha e Bashkuar Metodiste në Shqipëri organizoi kampin veror në natyrë që do të jetë në Liqenin e Zi (Gramsh)

Zona e Kampingut ndodhet 4 km në jug-lindje të fshatit Lenie (Shënepremte) në lartësinë 1684 m mbi nivelin e detit. Është liqen me origjinë akullnajore. Ka ujë shumë të ftohtë, të pastër dhe të kthjelltë, me ngjyrë blu të thellë. Gjithashtu ka klimë të pastër malore dhe bukuri të rrallë natyrore.

Ky kamp u organizua per anëtarët e Kishës së Bashkuar Metodiste por jo vetëm dhe është një kamp malor. Ky kamp zgjati 3 ditë dhe qëndrimi bëhet në tenda. Pjesmarrja më e lartë është ajo e të rinjve. Udhëtimi per në vendin e kampingut mund të behet me ecje për të apasionuarit e hiking por edhe me anën e një mjeti transporti që ne e vendosim në dispozicion e cilia është e përshtatshme per rrugët malore. Aktivitet që ne kryejmë atje janë :hiking, ngjitje, not dhe konkurse të ndryshme. Çdo person që merr pjesë në kamp merr edhe detyrat e tij si : Gatim, ndërtim, ndezje zjarri, grumbullim të mbetjes drusore dhe pastrimin e ambjentit. Gjitashtu një kënaqësi e veçantë që mund të marrim atje janë edhe gatimet e shijshme bio dhe tradicionale të zonës malore.

38864122_275735759879594_6438393922187165696_n

Share this post