Histori

Kisha e Bashkuar Metodiste

Historia

Rrёnjёt e Kishёs së Bashkuar Metodiste qёndrojne tek Metodizmi. Nje lёvizje e re Kishtare e shekullit te 18-te, qё si fillim ka nisur nё Kishёn Anglikane. Çifti i vellezёrve John (1703-1791) dhe Charles Wesley (1707-1788)-te dy shpirterore te derguar nga kisha e Anglisё-vepruan me disa shoke si predikues dhe rinisen njё lëvizje tё re.

Kushtet historike

  1. Reformacioni nё Mbreterinё Angleze mori njё rrjedhё krejt ndryshe nga ajo ne kontinent. Nёn mbretin Henri VIII. (1509-1547) kisha katolike e anglise u shkёput nga ajo e Romes. Kushtet politike luajtёn nje rol tё rёndёsishёm pёr kёtё. Reforma e kishёs mund te stabilizohej vetem nёn ndikimin e Mbretereshes Elizabeta (1558-1603), edhe megjithse impulse te reformёs u moren nga kontinenti i europёs, u krijuan kontakte dhe sidomos nga Gjeneva dhe tradita Kalviniste.

 

  1. Kjo tradite Kalviniste ne Angli e u godit nga Puritanizmi, i cili ne shekullin e 17-te e gjeti lulezimin e tij i drejtuar nga Oliver Cromwell (1599-1658). Pervec qarkut te themeluar te kishave te Anglise u krijuan edhe grupe te tjera (te quajtura Nonkonformiste, ose opozitare), te cilet mblidheshin ne shtepi private, dhe me vone ne Kishё. Si i ati i vellezerve Wesley, Samueli, po ashtu edhe e nёna e tij Susanna Wesley-Annesley vinin nga nje familie Nonkonformiste. Ata i´u kthyen kishёs Anglikane kur Samuel Wesly u be Pastor.

 

  1. Pas kohёrave te shqetesuara politike te shek. 17-te dhe shekullit te 18-te erdhi nje kohe e lulezimit kulturor, shkencor dhe ekonomik. Si levizje Frymёrore edhe kisha opozitare po bёhej gati; Zoti e ka krijuar Boten, por qe mё pas e ka larguar nga vetja. Nderkohe qё elita e vendit mblidhej mbi te gjitha nё Londёr, nё Londёr por edhe ne gjithё vendin kishte njё varfёri tё madhe nё shtresёn e ulёt tё shoqёrisё, gjithashtu shumё anafalbetizёm dhe shumё te alkolizuar. Mjeti ligjor i borxhit bёri qё edhe Pastori Samuel Wesly te futej ne burg.

 

Krijimi i Lёvizjes Metodiste

1. Rruga e jetes e vёllezёrve Wesly

Te dy vёllezërit u rriten nё nje rreth te madh motrash dhe vёllezerish nё Shtepine e Bashkёsise ne Epworth. Qe sipas standarteve te sotme jane rritur nёn nje disipline te rrepte. Nё cdo dite te javёs mamaja merrte njё orё kohё per tё folur per besimin me njё nga femijёt. Ajo i mёsonte vetё gjithё fёmijёt e saj dhe edhe vajzave ju mёsonte tё shkruanin dhe tё lexonin dhe disa gjera te tjera baze. Nё moshёn 10-veçare vёllezerit u dёrguan nё konvikt nё Londёr dhe morёn njё shkollim klasik te fokusuar ne gjuhёt e vjetra Latine dhe Greke dhe Filozofi. Tё dy studiuan ne Oksfod teologji dhe u derguan si Frymerore ne kishёn Anglikane, por sidoqoftё nuk morёn asnjё detyrё Pastori nё Bashkёsi. Formalizimi i tyre ishte i prekur nga puritanizmi dhe orientohej nё mbajtjen e urdherimeve dhe pёrpjekjeve pёr pёrsosmёrinё. Pёr studimin e Biblёs dhe pёr hapa tё tjera ndёrtuese gjithashtu dhe per pёrkujdesje tё jetes sё tyre shpirtёrore ata takoheshin rregullisht me studentё, miq tё tyre ne Oksford. Ky grup quhej nga studentёt e tjerё me pёrqeshje (perbuzje) si „Klubi i shenjtё“, „Ritualiste“, ose Sakramentarё“, “insekte Bible“,ose „Metodiste“.

Nga 1735-1737 ata tё dy ishin ne koloninё e Gjeorgjise (Amerikё) si Shpirtёror per koloninё (John) dhe si sekretar (Charles) i themeluesit te Kolonisё.

2. Kthimi nga 1738

Tё dy vёllezrit u kthyen nё Angli nё kohё. Ata e pёrjetuan kohёn nё Amerikё si pikёn mё tё ulёt tё gjёndjes sё tyre personale dhe shpirtёrore. Takim me pjestarёt e Vёllezёrve Moravianё gjatё udhetimit tё tyre por edhe mё vonё nё Londёr i pёrballi ata me njё shprehje tjetёr te besimit nga ai qё ata nuk e njihnin deri tani. Mesimi i shfajesimit nё besim ishte dicka e re, gjё tё cilёn ata po e hetonin nё biseda. Pёrjetimi i sigurisё sё shpetimit ju dhurua Charls Wesley-t mё 21 maj 1738, vёllait tё tij John 3 ditё mё vonё mё 24 maj. Nga perpjekjet ligjore pёr tё pёrmbushur urdherimet e Zotit, besimi i tyre u kthye nё njё fuqi, nga paqja me Zotin dhe njohuria e te qenit bir i Zotit besimi i tyre u rrit.

3. Shpallja e Pervojёs sё re

Pas njё udhёtimi nё Gjermani ne verё e vitit 1738 vёllezrit Wesley filluan te shpallnin pёrjetimet e tyre nё besim me anё te predikimeve. Por, shumё shpejt atyre ju ndaluan kishat pёr kёtё. Megjithse shumё i pёrmbajtur John Wesley nga pranvera e 1739 mori pёrsipёr bashke me kolegun etij George Whitefield (1714-1770) te predikoje ne vende te hapura. Shumё njerёz u penduan nga kёto predikime. Nje „Perteritje“ e re u krijua nga John Wesley. Sipas njё sugjerim dhe sipas shembullit tё mamasё sё tij ai mendonte qё edhe grate (pa studiuar teologji) mund tё drejtonin ose predikonin nё mbledjet Metodiste. Kjo ndodhi nga njё nevojё, sepse kishte shumё pak bashkepunhetore qe ishin tё vajosur.

4. Konsolidimet Organizative

Nderkohё qё Charles Wesley perjetimin e tij nё besim e pёrshkruante me kёngё, ato qё ne Kishёn metodiste kendohen dhe pёrdoren si permbledhje dhe si teologjia e Kishes, vёllai i tij John ishte ai qё njerzit qё ishin penduar i mbante tё bashkuar organizatorisht. Ai ndertonte grupe te quajtura „Klasa“, ne tё cilat metodistёt mblidheshin rregullisht pёr tu lutur, pёr tё kёnduar, dhe pёr tё folur pёr hapat e tyre nё besim, pёr tё shkёmbyer rritjen e tyre ne shenjterim. Keshtu te kthyerit pёrjetuan njё shoqerim te ngushtё nё frymё dhe nё jetё. Si njё drejtim praktik John Wesley shkroi „Rregullat e Pёrgjithshme“. Pёr mbledhjet ndertuese te bashkёsisё u bene mbledhje lokale dhe u ndertuan kisha (1739 ne Bristol,1742 ne Londer). Pёr te shkolluar numrin ne rritje te predikuesve dhe pёr te forcuar lidhjet me John Wesly dhe me te tjeret mbahej nje konference vjetore (e para u mbajt me 1744). Ajo qe flitej edhe vendosej, e mbanin te shkruar ne nje protokoll.

5. Sqarime Teologjike

Qysh nё kohёt e fillimt duhej te sqarohej marrdhёnia me grupimet e tjera fetare. Kunder veprimeve te tepёruara tё Kishёs sё vёllezerve dhe kunder mesimit parashikues te Kalvinistёve, John dhe Charles Wesley u kufizuan se tepёrmi. Nga ana tjeter bazat kryesore te mesimit te Kishes Anglikane ishin e dhe bazat e teologjise se metodisteve. John Wesley dhe vellai i tij qёndruan deri nё fund te jetёs sё tyre shpirteroret e Kishёs sё Anglikane. Ne linjat e drejtimit tё sotem tё kishёs te tradites Metodiste i pёrket pёrvec Biblёs edhe predikimete John wesley, interpretimet e tij te Testamentit tё ri dhe shkrime te tjera te shkruara nga ai (te gjitha keto me teper si udhezime per besimin).

6. Krijimi i Kishёs Metodiste nё Amerike

Pas shpalljes se Pavarsise te kolonive angleze ne Amerikёn e veriut me 1776 kisha e anglise i thirri te kthehen ne shtёpi shpirterorёt (pastoret ne sherbim te kishes anglikane) qe punoni atje. Predikuesit e pranishem te kishёs Metodiste (nga 1765) ju luten John Wesley per ti mbёshtetur ata pёr tё dёrguar atje predikues tё tjerё. Duke patur parasysh kete situate nevoje ai degoi tre burra te ordinuar (vajosur) tek Pleqte, u shkroi atyre rregulloren e kishёs dhe nje liturgji per shёrbesen, mё 1784 Kisha Metodiste ne Amerike drejtohej nga Francis Asbury, si peshkop (1745-1816).

Kishat e reja te themeluara kishin nje sistem shume fleksibel ne shoqёrimin e pjestarёve te kishёs dhe tё formimit tё bashkesive te reja. Kjo u provua si force e madhe pёr shpёrndarjen e Kishёs nё Amerikё. Pervec kishave te organizuara rishtazi u zhvilluan kisha te tjera qё punonin me grupe tё vecantё njerzish (psh, Afro-Amerikane, Gjermanё, etj.).Nga  Gjermanet emigrantё qё besimin e tyre te ri e pёrcollёn edhe ne shtёpitё e tyre u krijuan kishat e para Metodiste ne Gjermani dhe  Zvicer. Ne 200 vjetёt ne vazhdim njё shumё e madhe kishash u bashkuan nёn emrin „Kisha e Bashkuar Metodiste“.

7. Zhvillimi i metejshёm i Kishёs Metodiste nё Angli

John Wesley vdiq me 1791, vёllai i tij tre vjet mё perpara 1788. Si  ndjekёs levizjes metodiste ishin krijuar tashme njё grup prej 100 predikuesish, qё zgjodhen njё president nga radhёt e tyre. Me kёte ishte i vendosur edhe njё ligj i fortё njё corporate tё bashkuar. Nё fillimet e shkullit 19-te gjithmonё e mё tepёr kisha Metodiste po shkёputej nga ajo anglikane.

Shumica e Kishave Metodiste ne botё u krijuan ose nga Misione Britanike ose nga Metodistёt e kthyer Amerikanё.

8.Organizimi

1.Kisha e Bashkuar Metodiste (KBM) ёshtё njё kishё mbarё botёrore. Termi ne Anglisht ёshtё „United Methodist Church“. Simboli boteror dhe logua ёshtё „Kryq dhe Flakё“ dhe nё disa vende tё europes me njё kryq dhe nje rreth tё thyer.

Nga bashkёsitё lokale deri nё nivelet mё te larta mbarbotёrore te koferencёs sё pёrgjithshme, gjith kryesitё dhe konferencat e kishёs sonё zgjidhen nё menyrё demokratike.

8.1.Konferenca Zonale eshte instuticioni parlamentar ne nivelin lokal, kjo ndodh njё herё ne vit per shqetesimet e njё rrethi bashkёsish, qё pёrbehet nga njё ose mё tepёr bashkёsi.

Konferenca zonale zgjedh persona pёr  zyrat dhe shёrbimet e bashkёsisё dhe vendos per nje kёshill pёrfaqёsues dhe komisionet pёr qёllime tё ndryshme (si: financa)

8.2.Koferenca Vjetore (KV) ёshtё paneli mё i rёndёsishёm i mbledhjes sё drejtuesve tё kishave. Ajo prek bashkёsinё edhe  punёn e nje rajoni. Ajo mund tё pёrfshijё vende tё ndryshme (Austri,Hungari,Zvicёr-Francё,Serbi-Maqedoni) ose rajonin e njё vendi (Konferenca vjetore e jugut tё Gjermanisё).

Çdo Konferencё Zonale zgjedh njё ose mё teper delegatё nё Konferencen Vjetore, ku perfaqsohen te gjithё pastorёt dhe pastoret aktive ose te dalё nё pension dhe profanet (vullnetaret e kishes lokale). Profanёt dhe pjestarёt pastore duhet te kenё pёrfaqёsi tё njёjtё.

Peshkopi ose Peshkopja (pa tё drejtё vote) drejton Koferencёn Vjetore, e cila mbahet njё herё nё vit. Konferenca Vjetore trajton gjithё punёn, shёrbimet, vendimet e kishes si dhe ndahen pergjegjesite per vitin pasardhes.

Koferenca Vjetore zgjedh njё Komisione dhe Perfaqsues ne Bordin e Ekumenisё. Ajo zgjedh Kryesin e Kishёs  e cila kryen gjatё vitit detyrat dhe pёrgjejgёsitё administrative.

8.3.Konferenca e Pёrgjithshme ёshtё Bordi mё i lartё parlamentar ne nivel boteror.

Ajo mbahet cdo katёr vjet, ne pёrgjithёsi nё Amerikё. Tё gjitha Konferencat Vjetore  ne perpjestim me pjesetaret dhe me rrethanat e tyre kanё tё drejta tё barabarta.

Koferenca e Pёrgjithshme  vendos Kushtetutёn dhe pёr Rregulloren e Kishёs ku i pёrfshihen edhe parimet Sociale te Kishes se Bashkuar Metodiste. Ajo vendos Rezoluta pёr pyetjet aktuale nё Kishё dhe nё Shoqёri. Ajo zgjedh dhe udhezon autoritetet e kishёs nё mbarё botёn.

8.4. Jashtё Amerikёs Konferencat Vjetore krijuan nё nje zonё tё madhe njё tё ashtuquajtur Konferenca Qёndrore, ku pёrfshihen disa Konferenca Vjetore. Edhe ajo ёshtё me tё drejta tё barabarta pjesemarrjeje midis Profanёve dhe Pastorёve tё zgjedhur pёr tё Krijuar njё Unitet Administrativ, nqё Koordinon punёn dhe Misionin e pёrbashkёt, ajo zgjedh Peshkopin dhe Peshkopen.

Nё Europё organizohen tre Konferenca:

  • Njё pёr Europёn e Veriut,ku bёjnё pjesё vendet skandinave dhe balltike me njё Peshkop tё caktuar, qё e ka zyrёn e tij nё Kopenhagen, dhe qё perfshin edhe rrethina e Euroazise (Rusia dhe Ukraina) me njё Peshkop tё vetin nё Moskё.
  • Njё pёr Gjermaninё me zyrё nё Frankfurt
  • Njё pёr Evropen Qendrore dhe te Jugut me qender ne Zyrih, ku i perfshihen keto vende:

Shqiperia,Bullgaria,Franca,Kroacia,Maqedonia,Austria,Polinia,Zvicra,Serbia,Republika Sllovene,Republika Çeke,Hungari;dhe ne Afrikёn e Veriut: Algjeria dhe Tunizia.

8.5. Pёrvec Kishёs së Bashkuar Metodiste ku bejne pjese 12 milion  njerёz nё mbarё botёn, ka edhe Kisha tё tjera Metodiste, qё janё bёrё autonome ose qё janё bashkuar me Kisha tё tjera. Nё Kёshillin Botёror tё Kishave Metodiste njё lloj çatie e tё gjitha kishave tradicionale metodiste numerohen 75 milion njerёz.

Nё europe bashkё me Kishen e Bashkuar Metodiste mund tё gjejmё edhe Kishёn Britanike Metodiste, Kisha Metodiste ne Irlandё, Kisha Metodiste ne Portugali dhe ne Itali. Kisha Metodiste nё Itali jeton nё Bashkёsi me Kishёn Valdeniane. Kisha Metodiste nё Belgjikё dhe nё Spanjё janё bashkuar me kisha tё tjera nё vend (kisha protestante).

9.Antarёsia

Si bёhesh anёtar i Kishёs?

9.1.Kjo ndodh neprmjet pagezimit. Nёpёrmjet pagёzimit njerezit, sipas rregullit fёmijё te vegjel ose te rritur i  bashkohen antarёsimit tё Kishёs. Kjo ndodh me deshiren e prinderve, qe e deshmojne besimin e tyre dhe qё premtojnё ta rrisin fёmijёn e tyre nё besim dhe nё bashkёsi me Kishёn e Krishterё. I pagёzuari me anё tё pagёzimit merr pjesё nё gjithё premtimet qё I ka dhёnё Zoti popullit tё tij.

Kisha e Bashkuar Metodiste nё kёtё rast i shekon femijet e pagezuar “gjymtyrё tё pagёzuar” te Kishёs. Ata i pёrkasin Kishёs krejtёsisht, por qё akoma nuk kanё marrё njё pёrgjegjёsi. Ne presim dhe shpresojme qё te gjithё tё pagёzuarit tё bёhen dishepuj tё Jezusit,kjo do tё thotё qё tё marrёsh personalisht njё vendim pёr besimin dhe tё bёhesh njё ndjekёs I Jezusit.

Ne presim dhe shpresojmё qё tё gjithё tё pagёzuarit  tё bёhen gjymtyrё tё pjekur dhe tё pёrgjegjshёm tё kishёs dhe me dhuntitё dhe aftёsitё e tyre ti shёrbejne Zotit dhe njerёzve. Fёmijёt qё rriten nё kishё trasmetimin e dhuratёs sё tё qёnit i pagёzuar dhe pёrgjegjёsinё e tё qёnit anёtar do ta pёrjetojnё shpesh si njё process. Edhe fёmijё ose i ri mund tё marrёsh detyra dhe te ndihmosh pёr kryerjen e shёrbesёs. Me dhuntitё e tyre ata pasurojnё jetёn e Bashkёsisё. Kjo rritje brenda nё bashkёsi, nё jetё dhe nё besim nuk ndodh gjithmonё nё mёnyrё harmonike. Ka thyerje dhe kohё pёr tё gjetur vetveten, qё bёn tё rinjtё te distancohen nga Kisha. Por Kisha shpreson qё tё gjithё tё pagёzuarit tё gjejne paqe nё besim dhe kur tё jene te pavarur  ne nje moshe madhore nё liri tё marrin vendimin pёr tё qёnё anёtarё tё pёrgjegjshёm.

9.2. Kush e njeh Kishёn e Bashkuar Metodiste dhe kush ёshtё i pagёzuar (qoftё edhe nё njё Kishё tjetёr tё Krishterё) ёshtё i ftuar tё jetё pjesё aktive dhe anёtar i kishёs metodiste dhe  bashkёsisё locale. Kjo pyetje u drejtohet atyre  qё janё rritur si tё pagёzuar nё kishё ose atyre tё jashtёmve qё duan te bёhen pjestarё tё Kishёs Metodiste.

Nё festёn e pagezimit dhe pranimit ne Kishe si anetare nga personat qe pagezohen ne nje moshe madhore ata pranojnё hapur para tё gjithёve besimin nё Jezu Krishtin dhe marrin angazhimin e tyre per te kontribuar nё Kishёn e Bashkuar Metodiste nёpёrmjet lutjes, bashkpunimit dhe dhuntive te tyre.

Pa Kishё a mund tё jesh e krishterё apo i krishterё?

Sipas asaj qё dimё ne, besimi i krishterё nuk ёshtё thjesht njё bindje apo njё rrёfim qё e ke thjesht ne kokё, por njё jetё e jetuar, dashuri dhe vullnet pёr ti shёrbyer tё tjerёve.

Prandaj ne mendojme qё njё besim qё gjen shprehi nё jetё dhe nё dashuri mund tё jetohet dhe tё ushtrohet vetem nё shoqeri. Çdo bashkёsi ёshtё njё rrjetё sociale, njё dhomё, ku mund tё futesh brenda dhe ku je i mirёpritur, njё vend i gёzimit dhe ngushёllimit. Sёbashku ne jetojme me Zotin dhe nё Zotin. Dhe sё bashku mund tё festojmё me Zotin, tё kёndojmё, tё lutemi, tё degjojmё fjalёn e tij dhe tё marrim sё bashku bukёn dhe verёn.

Si gjymtyrё tё njё bashkёsie ne nuk e zgjedhim njёri-tjetrin. Si njerёz qё jetojmё nё hirin e Zotit ne e pranojmё njёri tjetrin ashtu siç jemi dhe ashtu siç na ka pranuar Krishti ne.

Ne detyrimet e Kishёs se Bashkuar Metodiste pёrveç  „punёve tё rregullta“ pёr mbёshtetje te punes ne kishe perfshihet edhe kontributi financiar (oferta). Ne presim nga çdo antar qё ai sipas mundёsisё financiare ta mbёshtesё kishёn e tij. Shuma e ofertes nuk ёshtё e vendosur. Ajo qёndron nё dorёn e  antarit. Me oferten e derdhur ne kishёs  kryhen tё gjitha shёrbimet e Kishёs, financohen rrogat e pastorёve dhe tё pastoreve ose kontribohet ne shoqeri me anen e ndihmave ndaj personave ne nevoje.

Pranimi hapur i besimit  dhe lidhja me njerёz qё i pёrkasin tё njёjtit besimi janё pjesё kryesore tё tё qёnit i krishterё.

10. Detyra e Kishёs

Kёrkesa e John Wesley ishte, ta fusёsh njeriun nё njё besim tё vazhdueshem nё marredhenie me Jezu Krishtin. Ai e quante nё gjuhen e tij „tё pёrhapёsh shёrim nga shkrimet e shenjta nё vend“. Tё Krishterat dhe tё Krishterёt nё traditёn metodiste nuk e shohin vec si njё detyrё pёr tё shpёrndare mё tej ungjillin dhe pёr ti bёrё njerzit „dishepuj tё Jezus Krishtit“. Ata kontribuojne gjithashtu edhe ne angazhimin social pёr njerzit nё nevojё „nga do tё ndryshohet edhe bota“.

Gjithnjё aspekti bёhet mё i rёndёsishёm pёr tё pёrfshirё gjithё krijimin nё shenjtёrim. Shenjtёrimi personal, social edhe nё personat rreth nesh i pёrkasin njёra tjetrёs.

Si tё Krishtera dhe tё Krishterё ne kemi pjesё nё shfaqjen e Zotit nё kёtё botё. Duke dёshmuar ungjillin nё vepra dhe nё fjale, drejtojmё njerёz qё tё bёjnё njё jete nё besim, duke ju shёrbyer njerёzve ne marrim pjesё nё permiresimin e botёs.

Prandaj ne kёrkojmё kudo qё tё kemi mundёsi pёr kedo qe kemi mundёsi tё tё sjellim shёrimin nё kёtё  botё sipas shembullit te Jezu Krishtit.