Ekumenizmi

Ekumenёt

1. Fjala „ekumenё“ egziston qe nё shekullin e 20-tё, (greqisht „tokё e banuar”) pёr pёrpjekjen e Kishёs sё krishterё pёr unitet, dialog dhe bashkpunim. Sidomos ne hapёsirat protestante varietetet e kishave shpesh ishin nje arsye qё pengonte misionin dhe dёshminё e hapur. Pikёrisht nё zonat e Azisё dhe tё Afrikёs filloi tё shihej se copёzimi i kishave nё grupe tё ndryshme po dёmtonte dёshminё e pёrbashkёt. Nё bisedё me besimet e tjera bёhej pyetja, nёse ndryshimet midis kishave tё krishtera janё aq tё dukshme. Konferenca e para okumene u bёnё nё rajonet misionare. Konferenca vendimtare u mblodh nё 1910 ne Edinburg. Ky kёrkim pёr njё bashkpunim tё fortё tё Kishave protestante mori forma konkrete dhe çoi nё pёrfundimin e vendosjes se Kёshillit Ekumen tё kishave mё 1948 nё Amsterdam. Pas luftёs sё dytё botёrore Kёshilli Ekumen duhej tё ishte projekti i paqes pёr Kishat. Kёshilli Ekumen pёrfshiu bashkё me Kishat protestante edhe Kishёn Anglikane dhe Kishat e vjetra si ate Katolike dhe mё vonё edhe disa Kisha Ortodokse.

Kisha Romake-katolike nuk ёshtё pjestare e Kёshillit botёror tё Kishave, por qё nga lufta e dytё botёrore pёrpiqet qё tё bёhet aktive nё lёvizjen Ekumene.

Pёrfundimtar  pёr  perceptimin e marrdhёnieve miredashёse me kishat e tjera ishte Koncili (Keshilli) i II. i Vatikanit (1962 – 1965). Qysh atёherё Kisha Katolike-Romake punon bashkё me komisione tё veçanta tё Keshillit mbarbotёror tё Kishave dhe merr pjesё nё Kёshillet nacionale okumenike. Nё nivele lokale ka shumё kontakte ekumenike dhe ne disa vende eshte kryer njё punё e mirё e pёrbashkёt.

2. Njё lёvizje okumenike e suksesshme ёshtё ajo e Ditёs Mbarëbotёrore e Lutjes se Grave. Ajo u bё pёr herё tё parё nё 1887 nё Amerikё. Sot shёrbesa e Lutjes Mbareboterore ёshtё njё nga shёrbesat mё te vizituara okumene. Dita e lutjes Mbarbotёrore festohet nё 1 Mars.

3. Nga John Wesley eshte shkruar “Shpirti ekumen” qё ёshtё nё qёndёr tё Kishё se Bashkuar Metodiste. Ai e ka pёrshkruar shpirtin Ekumen dhe e ka kёshilluar gjithmonё nё shkrimet e tij: “Qёllimi ynё duhet tё jetё, dhurimi i paqes midis njerёzve, tё cilёt grinden dhe luftojne pёr çёshtjet e besimit.” Njё thёnie shumё e njohur e John thotё: ”Por nё gjithё pyetjet qё nuk prekin rrёnjёt e krishterimit, ne jemi te parimit se te mendojme dhe le ti lejojme te tjeret gjithashtu qё tё mendojnё.” Nё pyetjet e besimit nuk duhet tё ketё asnjё detyrim.

Kjo trashёgimi i ka bёrё Metodistёt dhe Metodsitet qё te angazhohen, tё jene aktivё dhe shpesh tё jenё pёrgatitёs tё rrugёs e ekumenёve edhe tё angazhohen nё dialog me kishat e tjera duke pёrfaqsuar liritё e besimit.

4. Njё fryt i lёvizjes Ekumene janё dialogjet mbarboterore midis kishave, dmth midis familjeve tё besimit. Në disa raste është arritur që tё festohet sëbashku Darka e Zotit edhe pse me Klerikё tё ndryshёm dhe me Kisha tё ndryshme. Miqёsi klerike do tё thotё qё tё njohёsh shpalljen e fjalёs nga Kishat e tjera, darka e pёrbashkёt do tё thotёm tё festosh sё bashku Darkёn e Zotit.

Tё Krishterёt Romakё-Katolikё dhe Ortodoksё janё tёrhequr nga shpallja e fjalёs ne kishat e tyre nga tё Krishterёt e tjerё dhe e mohojnё njё Darkё Zoti tё pёrbashket.

Njё hap i rёndёsishёm pёr dy blloqet e ndara politike tё Europёs pas luftёs sё II botёrore ishte themelimi i Konferencёs sё Kishave tё Europёs (KKE),nё vitin 1959. KKE ishte njё project i paqes midis Kishave, sepse ajo krijoi njё urё mbi perden e hekurt dhe krijoi marrdhenie tё rёndёsishme midis kishave protestante dhe ortodokse.

 Kush ёshtё qёllimi i Ekumenёve?

1. Sigurisht qё puna konstruktive e pёrbashkёt,dialogu,shёrbesat e pёrbashkёta dhe festimi i tyre janё njё hap i rёndёsishёm, por ky nuk ёshtё ende unitet.

Kisha Romake-Katolike dhe Kishat Ortodokse e kuptojnё unitetin si njё rritje organizative e pёrbashkёt e kishave tё ndara ne njё kishё, qё ndёrtohet nga zyra e peshkopit dhe priftёrinjeve duke i bashkuar kishat nё unitet dhe nё hierarki. Kishat protestante nё tё kundёrt nuk shikojnё nё shumllojshmёrinё e kishave ndonje problem, por e shohin si njё bekim dhe flasin pёr njё unitet tё pajtuar nё shumllojshmёri.

2.Kishat protestante pёrpiqen qё kёtё model Ekumen ta bёjnё konkret nё :

“Bashkёsinё e Kishave Protestante tё Evropёs”. Baza e kёtij uniteti ёshte marrveshja e Kishave. Ky dokument u nёnshkrua mё 1973 nga shumё kisha qё rrithnin nga reformacioni ose qё ishin paraardhёse tё reformacionit. Aty eshtё e vendosur se pёr çfare janё nё unitet Kishat: Nё kuptimin e tyre pёr ungjillin dhe tё Sakramenteve. Pёr kёtё arsye ato mblidhen sё bashku.

Nga festimi përbashkët i Shёrbesave dhe i Darkёs sё Zotit  rritet njё bashkёsi, qё na kёrkon njё shёrbim dhe njё dёshmi tё pёrbashkёt. Mё 1994 janё bashkuar edhe Kishat Metodiste tё Evropёs kёsaj bashkёsie.

Mardhёnia e Kishave me Judaizmin

Pas shume shekujsh pёrndjekje midis tё krishterёve dhe judenjëve dhe pas Schoah-s nё luftёn e II Botёrore pothuajse tё gjitha kishat e kanё rishikuar marrdhёnien e tyre me Judaizmin, e kanё pranuar fajin dhe po pёrpiqen pёr tu pajtuar me njerëzit e besimit hebre. Sot pranohet qё populli hebre kishte njё marrdhёnie tё veçantё me Zotin. Referimi mё i sinqertё me hebraizmin, Kisha e ka gjetur në lidhjet me rrёnjёt e Biblёs. Shumё kisha e mbёshtesin punёn e midis të krishterëve dhe hebrenjëve dhe pёrkujdesen pёr dialog me judenjtё. Ne vendosemi kundёr çdo antisemitizmi.

Dialogu me Islamizmin

Islamizmi ёshtё si judaizmi njё besim abrahamik, tё tre kёto besime e njohin Abrahamin si babain e besimit dhe besojnё nё tё njёjtin Zot. Nё Kuran ka njё sёrё shembujsh  dhe referimesh nga Bibla. Islamizmi ёshtё besimi i dytё mё i pёrhapur nё mbarё botёn. Ka edhe fqinjёsi midsi Kishave edhe Xhamive, tё cilat pёrshёndeten nga tё dyja palёt. Pёr arsye se midis myslimanёve dhe tё krishterёve ka njё lloj paragjykimi, ne si kishë kёshillojmë takime dhe dialoge intensive midis tyre.

Takime fetare me besimtarё të tjerë të krishterë, Islamikё, hebrenj dhe protestantё edhe pse janë të rralla mbështeten nga ana jonë.

Biseda nderfetare

Nё vende tё ndryshme ka grupe pune dhe forume ndёrfetare, dmth kёshille ndёrfetarё qё kanё njё mirkuptim tё gjithanshёm dhe qё duan ti shёrbejnё njё pune tё pёrbashkёt nё paqe.