Durrës

Kisha Metodiste Durrës

Kisha e Bashkuar Metodiste Durres

Në Shqipëri Kisha Metodiste zhvillon shërbesa në katër qytete Porgradec, Elbasan, Tiranë dhe tashmë prej dates 1 Korrik 2017 kryen shërbesat edhe në qytetin e Durrësit.

Misioni dhe Vizioni ynë është  i qartë të bëjmë dishepuj, dhe të afrojmë njerzit pranë Perëndisë.

Kisha Metodiste kryen shërbesa  çdo të Dielë në orën 17:00 në ambjetet e saj pranë Drejtorisë së Policisë Durrës. Shërbesa e së Dielës organizon edhe shërbesën e fëmijëve në të njëjtën kohë. Mësime biblike dhe tema të trajuara për fëmijët si dhe aktivitetet argëtuese për këto grupmosha. Kisha përbëhet nga një bashkësi e vogël prej 10 antarësh dhe përveç shërbesave të Dielave zhvillon edhe studim bible çdo të Mërkurë në orën 17:30.  Edhe pse është një bashkësi e vogël Kisha Metodiste Durrës përçon frymë dashurie, bashkëpunimi dhe miqësie me njëri- tjetrin. Shërbesa është e fokusur në ndarjen e ungjillit (lajmit të mire) përmirsimin dhe edukim me frymë të krishterë të shoqërisë në këtë qytet. Fokusi i shërbesës drejtohet drejt nevojave të komunitetit që e ka parë të nevojshme shërbesën shpirtërore.

2-THEMELIMI

Kisha Metodiste Durrës ka filluar shërbesën  e saj të pare në date 1 Korrik 2018, që nga kjo kohë në këtë bashkësi zhvillohen shërbesat rregullisht çdo të Dielë. Ideja e hapjes së kishës në Durrës ishte si rezultat i kërkesave të komunitetit dhe antarëve që kanë qenë pjesë e kishës në Elbasan dhe Pogradec. Si rezultat i lëvizjes demografike në këtë qytet lindi nevoja e domosdoshme për të ndarë ungjillin me familjet e komunitetit. Ne shkojmë pranë nevojave dhe thirrjes së komunieteve për tiu ardhur në ndihmë.

3-PROJEKTET

Shërbesa në Durrës është në fillimet e saj dhe momentalisht jemi duke zhvilluar shërbesat , studim bible dhe kursin e gjuhës angleze.

Në vazhdim të shërbesës  në kishë në planet e së ardhmes me ndihmën e Perëndisë do  të ofrojmë projekte sociale ndaj personave me aftësi të kufizuar për tju lehtësuar vështirësitë, sfidat dhe barrat e punës që prindërit kanë në përballimin e vështirësive.

4-PASTORI: (INFORMACION-BIOGRAFIA E SHKURTER)

Unë jam Gjergj Lushka i lindur në fshatin Bishnic të qyetetit Pogradec me  19-02-1988.

Jam diplomuar ne “Fakuletin e Shkencave Sociale” dega “Punë Sociale “ në  23 Korrik të vitit 2011.

Prej katër vjetësh kam qenë i punësuar tek Fondacioni Diakonia Metodiste  si punonjes social në projektet sociale që fondacioni ka ofruar ndaj fëmijve me aftësi të kufizuar.

Në të njëjtën kohë unë kam qënë duke shërbyer në bashkësinë e Tiranës në takimet e të  rinjve dhe në shërbesat e së  dielës.

Prej tre vjetësh unë jam duke marrë studime në Kolegjin Europian Nazaretas dhe kjo kohë studimi më ka shërbyer për të përmirsuar punën time në shërbesat për të cilat jam angazhuar.

Prej një viti unë jam emëruar si pastor në Kishën Metodiste Durrës nga Sup.Wilfried Nausner për të më dhënë bekimin e Perëndisë që të më udhëheqi në shërbesën për të cilën jam duke bërë.  Kjo përvojë ka qënë e veçantë dhe përgjegjsi e madhe për mua për ti shërbyer Zotit dhe njerzve në rritjen e tyre shpirtërore. Gjithashtu ka qënë sfiduese edhe për arsye të moshes time të re.

Unë kam nevojë dhe lutem që Perëndia të me tregojë rrugën e duhur ku unë duhet të eci në të ardhmen. Jam falenderues zyrës së peshkopit me seli në Zvicër dhe drejtuesve në Shqipëri për suportin dhe mbëshetejen e tyre, veçanrisht Wilfried e Jean Nausner dhe Rigels Kasmollarin për çdo përvojë së bashku. Kanë qënë inkurajim dhe bekim për mua dhe për këtë dua ti falenderoj.

Shërbesa ime është rritur falë këyre personave pasi unë besoj që Perëndia i ka thirrur për të qënë bekim për të tjerët dhe mua gjithashtu.

Gjergji Lushka
Pastor Laik

tel: +355 68 90 93 453

Adresa:Rr ''Hysen Kërtusha'' , pranë drejtorisë së policisë Durrës