Dita e Kishës, Voskopojë

Dita e Kishës, Voskopojë

                                                                                                    30/06/2018
Ashtu siç do vit dhe këtë vit, ne bëmë  udhëtimin e përbashkët  mes kater Kishave. Ndryshe nga udhëtimet e tjera që kemi bërë,  të cilët kanë qenë udhëtime në natyrë. Këtë udhëtim ne e kemi bërë në një nga zonat më të dëgjuara të Shqipërisë, në Voskopojë. Sa del nga Korça dhe merr rrugën e Voskopojës, ndodhet diku mes malesh, shumë metra mbi nivelin e detit, e strukur mes kurbave të buta të kodrave, bri pyjeve të dendura e të përjetshme. Mjedisi rrethues është i larmishëm, diku kodrat janë të larta e shkembore e diku zbuten në  kodrinë.
Bukuria e Voskopojës është vepër artistike, por me e bukur është timbri i fjalës që tregon për këtë vend, vendi që nuk e zbehu historin  688-vjeçare, ky timbër  fjale vjen nga katër pastorët, që kryefjalë e tyre në shërbesën që mbajtën, ishte Besimi, Dashuria dhe Fjala e Perëndisë që gjen vend në çdo zemër të pjestarëve të kishës. Ne u mblodhëm në një nga manastirët me të vjetër të kësaj  zone, Manastiri me emrin e Shenjtit-Prodhom. Sipas gojëdhënave, Shën Prodhomi është mbrojtësi i udhëve dhe udhëtarëve. Ky manastir në mesjetë ka shërbyer si vend shlodhjeje dhe strehimi për udhëtarë që niseshin nga porti i Vlorës dhe jugu i vendit në drejtim të lindjes – Stambollit. Karvanët e ngarkuar me mall, kalonin përmes Beratit, Skraparit shplodheshin në manastirin e “Shën Prodhomit” merrnin bekimin aty për një “udhë të mbarë” dhe çanin përmes Korçës, Selanikut deri në Stamboll.
Mbas shërbesës ashtu siç ishim u ulëm për drekën e cila shijon më shumë në ambient të hapur plot gjelbërim, ku të gjithë bisedojnë dhe flasin në një qetësi paqësorë dhe shijojnë bukurin e një vendi të bekuar nga Zoti. Ajo ditë vajti shumë mirë për të gjithë pasi patëm mundësi të vizitonim të gjithë zonën dhe të njihemi më nga afër me historinë e saj, por dhe lojrat, kënga dhe sidomos fotot nga të gjitha anët nuk na munguan, çdo gjë vajti ashtu siç ishte planifikuar.
                                                                                         (Sidorela Biba)

Share this post