Dita e Kishës, Dajt

Dita e Kishës, Dajt

                                                                                                    25/05/2019
Ashtu siç do vit dhe këtë vit, ne bëmë  udhëtimin e përbashkët  mes kater Kishave. Ashtu si  udhëtimet e tjera ( në natyrë) edhe këtë udhëtim ne e kemi bërë  në Dajt. Sa del nga Tirana dhe merr rrugën e Dajtit, ndodhet diku mes malesh, shumë metra mbi nivelin e detit, e strukur mes kurbave të buta të kodrave, bri pyjeve të dendura e të përjetshme.
Bukuria e Dajtit është vepër artistike, por me e bukur është timbri i fjalës që tregon për këtë vend,  ky timbër  fjale vjen nga katër pastorët, që kryefjalë e tyre në shërbesën që mbajtën, ishte Besimi, Dashuria dhe Fjala e Perëndisë që gjen vend në çdo zemër të pjestarëve të kishës.
Mbas shërbesës ashtu siç ishim u ulëm për drekën e cila shijon më shumë në ambient të hapur plot gjelbërim, ku të gjithë bisedojnë dhe flasin në një qetësi paqësorë dhe shijojnë bukurin e një vendi të bekuar nga Zoti. Ajo ditë vajti shumë mirë për të gjithë pasi patëm mundësi të vizitonim të gjithë zonën dhe të njihemi më nga afër me historinë e saj, por dhe lojrat, kënga dhe sidomos fotot nga të gjitha anët nuk na munguan, çdo gjë vajti ashtu siç ishte planifikuar.
                                                                                         (Sidorela Biba)

Share this post