Author - Erisa Pashollari

Maratona

Edhe kisha jonë u bë pjesë e maratonës së Tiranës. Të gjithë vrapuam nën një kauzë të përbashkët,për fëmijët me aftësi të kufizuara,në mbështetje të projektit “Ndihma e hershme” si nismë e kishës Metodiste.

 

      

Read more...

Inagurimi i kishës në Pogradec

Kisha e Bashkuar Metodiste në Shqipëri inaguroi një shtepi të re për Zotin tonë. Le të jetë ajo e mbushur me dashuri dhe hir nën emrin e perëndisë sonë të shenjtë . Edhe pse u desh një kohë e gjatë për ta perfunduar projektin e rikonstruksionit per bashkesinë e Pogradecit më në fund jemi të lumtur të kemi nje vend të denjë për Zotin .

Read more...

Dita e Kishës, Dajt

                                                                                                    25/05/2019
Ashtu siç do vit dhe këtë vit, ne bëmë  udhëtimin e përbashkët  mes kater Kishave. Ashtu si  udhëtimet e tjera ( në natyrë) edhe këtë udhëtim ne e kemi bërë  në Dajt. Sa del nga Tirana dhe merr rrugën e Dajtit, ndodhet diku mes malesh, shumë metra mbi nivelin e detit, e strukur mes kurbave të buta të kodrave, bri pyjeve të dendura e të përjetshme.
Bukuria e Dajtit është vepër artistike, por me e bukur është timbri i fjalës që tregon për këtë vend,  ky timbër  fjale vjen nga katër pastorët, që kryefjalë e tyre në shërbesën që mbajtën, ishte Besimi, Dashuria dhe Fjala e Perëndisë që gjen vend në çdo zemër të pjestarëve të kishës.
Mbas shërbesës ashtu siç ishim u ulëm për drekën e cila shijon më shumë në ambient të hapur plot gjelbërim, ku të gjithë bisedojnë dhe flasin në një qetësi paqësorë dhe shijojnë bukurin e një vendi të bekuar nga Zoti. Ajo ditë vajti shumë mirë për të gjithë pasi patëm mundësi të vizitonim të gjithë zonën dhe të njihemi më nga afër me historinë e saj, por dhe lojrat, kënga dhe sidomos fotot nga të gjitha anët nuk na munguan, çdo gjë vajti ashtu siç ishte planifikuar.
                                                                                         (Sidorela Biba)
Read more...